21 Janar, 2024 - 10:30 pm
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.
Osmani ka ndarë pamje të homazheve në profilin e saj në Facebook, nga ku thekson se ish-presidenti Rugova ka punuar për Kosovën deri në frymën e tij të fundit.
“Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.
Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik! / KultPlus.com