2 Mars, 2024 - 3:42 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar në Turqi me presidentin Reccep Tayip Erdogan.
Osmani ka thënë se e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen, miqësinë dhe përkushtimin për Kosovën.
“Faleminderit, President Erdoğan!Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com