28 Janar, 2023 - 9:30 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.
Osmani ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me homologun e saj çek.
“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në Twitter.
Petr Pavel, ish-gjeneral i NATO-s, është zgjedhur president i Republikës Çeke pasi mundi kundërshtarin e tij, miliarderin dhe ish-kryeministrin, Andrej Babis.
Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, Pavel ka siguruar 57 për qind, krahasuar me 43 që ka fituar Babis. /Telegrafi/ /KultPlus.com