Osmani viziton Letnicën: Vendi ku Nëna jonë Terezë, nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm

15 Gusht, 2024 - 8:09 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Letnicën, vendin prej nga, Nëna Terezë nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, presidentja Osmani tha se zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë në ditën që shënon festën e Zojës së Madhe.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të presidentes Osmani:

Zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë. Vendi ku Nëna jonë Terezë, nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm, në ditë si kjo sot e dëshmon më së miri kuptimin e plotë të bujarisë e çiltërsisë.

Në prezencë të qytetarëve të shumtë, kremtuam festën e Zojës së Madhe, e cila ndërthurë dashurinë, dhembshurinë dhe paqen, vlera këto për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Shën Tereza.

Faleminderit nga zemra!/KultPlus.com

Të ngjajshme