7 Shkurt, 2023 - 12:36 pm
Të paktën 5034 jetë njerëzish kanë humbur si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe në Siri. Ndërsa, më shumë se 21 103 persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të lënduar. Sikur të mos mjaftonin lëkundjet e tokës, banorëve në zonat e prekura u duhet të përballen me kushtet ekstreme të motit.
“Kudo bie dëborë ose shi dhe është shumë ftohtë…Kushtet e motit dhe klima po i bën shumë të vështira përpjekjet për të shpëtuar civilët. Mesa duket kjo është sfida më e madhe për të gjithë”, është shprehur një gazetar i Al Jazeera-s, ndërsa raportonte nga terreni.
Thuajse 26.000 ekipe kërkim-shpëtimi janë angazhuar në operacione në terren bashkë me 360 automjete dhe 3361 pajisje shpëtimi e 600 kranë. Megjithatë, ende shumë qytetarë mbeten nën gërmadha. Ndërsa ata që kanë mundur të shpëtojnë po qëndrojnë jashtë nga frika e tërmeteve të tjera.
Sipas OBSH-së, tërmeti ka prekur 23 milionë njerëz, përfshirë këtu edhe 1.4 milionë fëmijë./ A2CNN / KultPlus.com