Pak para nisjes për Strasburg, Edi Rama poston fotografi të të zhdukurve të Kosovës

12 Tetor, 2022 - 9:00 am

Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Europës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare.

Rama ka postuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës, derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë 60 minuta në dispozicion për të mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme