7 Shtator, 2020 - 4:13 pm
Fotografi, Arian Mavriqi, vazhdon të sjell imazhe të bukura nga “Bota e Egër” në Kosovë.
Pamjet e radhës që vijnë këtë mëngjes janë të një dhelpre të kuqe, të fotografuara në qytetin e Kamenicës, transmeton Klan Kosova.
“Sot në mëngjes një shikim tejet emocional na erdhi nga Dhelpra e Kuqe (Vulpes vulpes) e cila ishte këlysh i sivjetmë dhe ishte shumë afër kamerës time, e të cilës i bëra edhe një xhirim kualitativ, ndërsa foton e shkëputa nga video” ”, ka shkruar ai në postimin e tij.
“Videot janë ekskluzive për dokumentarin e radhës që do dalë shumë shpejtë”.