Pamje mahnitëse të tunelit nënujor në Ishujt Faroe

5 Dhjetor, 2020 - 5:29 pm

Ishujt Farore kanë vendosur të hapin një tunel nënujor, për t’iu ndihmuar banorëve që udhëtojnë të shkurtojnë kohën e udhëtimeve.

Tuneli, që duket mahnitës, e më të veçantë e bën pse është nënujor, pritet të hapet zyrtarisht më 19 dhjetor, raporton BBC.

Përreth tunelit është krejt det. Planifikohet që nga 1 orë e 14 minuta, t’u shkurtohet banorëve udhëtimi në vetëm 16 minuta.

Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është 187 metra nën nivelin e detit.

Pjerrësia nuk është më shumë se një gradient 5%, në mënyrë që t’u krijohet siguria atyre që do ta frekuentojnë këtë tunel.

Rreth rrotullimi në mes të tunelit do të përmbajë gjithashtu vepra arti të artistit Faroese Trondur Patursson.

Ata që do ta shfrytëzojnë tunelit, do të paguajnë gjithashtu edhe një tarifë. Sipas mediave lokale, do të paguajnë 75 krona daneze, që i bie diku rreth 10 euro, në vetëm një drejtim.

Sipas kontraktorëve, ky është investimi më i madh në infrastrukturë i bërë ndonjëherë në Ishujt Faroe./ KultPlus.com

Të ngjajshme