4 Dhjetor, 2019 - 9:48 am
Pamje mahnitëse kanë ardhur dje nga ferma e drerëve që ndodhet në Kunovik të komunës së Vushtrisë.
Dje Kosova është përfshirë nga reshjet e borës, ku në disa qytete tashmë edhe është zbardhur toka. Vushtri, Podujevë, Prizren, Suharekë, Gjakovë, Rahovec, janë vetëm disa nga vendet që janë mbuluar nga bora.
Nga Vushtria janë publikuar edhe disa pamje shumë të bukura, derisa në video shihet një tufë e drerëve, njofton Gazeta Express. Video është e xhiruar në fshatin Kunovik të Vushtrisë, në një fermë ku mbajnë drerë. Më poshtë mund t’i shikoni këto pamje. /KultPlus.com