Pamje prekëse nga Aeroporti i Kabulit: Ushtria amerikane merr në krahë foshnjat që t’i qetësojë

21 Gusht, 2021 - 9:00 pm

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’së ka publikuar pamje ku shihen foshnjat duke u ngushëlluar nga anëtarë të ushtrisë amerikane në Aeroportin e Kabulit.

Këto pamje janë publikuar në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Facebook’, në kohën kur SHBA’ja dhe shtetet e tjera po tentojnë të largojnë afganët nga shteti pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

“Anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan qetësojnë foshnjat në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, Afganistan. #HKIA”, thuhet në postimin e tyre.

SHBA ka larguar rreth 7,000 njerëz nga Kabuli, Afganistani, me avionë ngarkues në pesë ditët e fundit, ka bërë me dije Pentagoni.

Që nga fundi i korrikut, SHBA ka evakuuar afro 12,000 njerëz nga Afganistani, një shifër që përfshin qytetarë amerikanë, stafin e Ambasadës Amerikane, qytetarë të vendeve të NATO-s, shtetas afganë në rrezik, si dhe shtetas afganë të cilët janë kualifikuar për viza të veçanta emigruese. / KultPlus.com

Të ngjajshme