10 Tetor, 2022 - 6:32 pm
Rusia ka kryer sulme ajrore në vende të ndryshme të Ukrainës, me target kryesor kryqytetin, Kyivin. Mediat perëndimore kanë publikuar pamjet nga sulmet ajrore ruse që rinisën sot pas disa muajsh.
Së paku 11 persona kanë vdekur dhe mbi 60 janë lënduar nga sulmet ajrore masive që Rusia nisi mëngjesin e sotëm, si kundërpërgjigje për shkatërrimin e urës që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë.
Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore.
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Kyivi është përballur me sulme në orët e para të 10 tetorit.
Rusia ka eskaluar me sulme ndaj qyteteve ukrainas, pasi presidenti rus, Vladimir Putin quajti sulmin në urën Kerch “një akt terrorist”.
Sipas të dhënave të Policisë ukrainase, së paku 11 veta janë vrarë dhe 64 janë lënduar nga një valë e re e sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë.
Autoritetet në Kyiv kanë thënë se tetë persona kanë vdekur dhe 24 janë lënduar nga një sulm raketor këtë mëngjes në kryeqytet. Edhe qytetet si Lviv, Kerson, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Mykolaiv ishin target i sulmeve ruse.
Bazuar në atë që thotë ushtria e Ukrainës, deri kah gjysma e mëngjesit të së hënës, janë lëshuar 75 raketa ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekeskiy ka thënë se Rusia po sulmon me raketa dhe me dronë kamikazë të prodhuar nga Irani. Ai thotë se target i Rusisë është infrastruktura energjetike dhe civilët.
Duke folur jashtë zyrës presidenciale, afër së cilës u hodhën disa nga raketat, Zelenskiy akuzoi Rusinë se ka zgjedhur kohën, qëllimet për shkaktuar sa më shumë dëme që është e mundur. /Express/ KultPlus.com