16 Tetor, 2024 - 6:27 pm
Nga Ag Apolloni
Vitin e kaluar e pata kritikuar Ministrinë e Kulturës se përfaqësimi i Kosovës në Panairin e Frankfurtit ishte i tmerrshëm, si një “shpajz” i panairit. Tash hapësirën e paskan rregulluar, por si na kanë përfaqësuar?
Në stendën e Kosovës, nuk duket asnjë shkrimtar rezident kosovar, ndërsa duken dy këngëtare (Rita Ora dhe Dua Lipa) dhe një sportiste (Majlinda Kelmendi). A po ndahen çmimet Grammy, a mos kanë nisë lojërat olimpike në Frankfurt? Është panair i librit, o njerëz!
Si mundet ministri ta financojë një shoqatë të tillë humoristësh? Kjo shoqatë (zyrtarisht e njohur si Shoqata e Botuesve të Kosovës), e drejtuar nga familja Zeneli, asnjëherë askund s’e ka përfaqësuar Kosovën si duhet. Nga ata pak botues që paskan marrë pjesë sivjet, tre janë të asaj familje (Buzuku, Pema dhe Skanderbeg Books).
Ka disa vjet që kam kërkuar nga Ministria e Kulturës që të themelohet Qendra e Librit, që do të zgjidhte shumë punë (si mënjanimi i oligarkëve, heqja e monopolit mbi librin, si dhe do të bënte organizime të takimeve letrare, panele diskutimi mbi letërsinë, promovime etj.) dhe do të na përfaqësonte si duhet nëpër panaire, por ministri i ka futë veshët në lesh. Tash ec e mos qesh!/ KultPlus.com