Pandemia bëri që këngëtari Ersad Bunjaku ta sigurojë jetesën duke mbledhur e shitur hekur

15 Mars, 2021 - 9:04 pm

Pasioni i tij për muzikën nuk i mjaftoj atij që ta ketë një profesion ku dhe do të siguronte mbijetesën, madje periudha e pandemisë për Ersad Bunjakun ka qenë mjaft e rëndë sepse ai ka përfunduar si një mbledhës kanaqesh, shkruan KultPlus.

Ai ka rrëfyer për Klan Kosova se si siguron jetesën për familjen e tij duke punuar hekurishteve.

“Dal në Prishtinë nga mëngjesi, merrem me metal, nëpër kontejner punoj. Duhet ta mbaj familjen disi. Më mirë kështu sa të dal e të vjedh”, shprehet ai.

Bunjaku ndër të tjera ka theksuar se puna që bënë tani nuk është aspak e lehtë sepse shpesh herë duhet të bartë gjëra të rënda.

Tutje ai shton se para se të fillonte pandemia ai kishte këndruar në shumë vende, por tashmë për të mbajtuar familjen ai duhet të mbledhë kanaqe.

“Para pandemisë kam kënduar nëpër shumë e shumë vende, por shkaku i gjendjes duhet të dalë ta mbaj familjen. Mos me qenë edhe kjo mbarojmë”, ka shtuar ai.

Ersad Bunjaku krejt në fund të kësaj interviste ka thënë se qytetarët e Prishtinës i ndihmojnë sado pak, por janë institucionet ato që i kanë lënë në harresë.

“Qytetarët e Prishtinës na ndihmojnë por edhe shteti duhet të mendoj për ne, pasi që më duket se na ka harruar krejt”, ka përfunduar ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme