25 Shkurt, 2025 - 6:58 pm
Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës së tij të 11-të në një spital në Romë, tha sot Selia e Shenjtë.
Me gjithë një gjendje të përmirësuar paksa, kreu 88-vjeçar i Kishës Katolike mbetet në gjendje kritike.
Sekretari kardinal i Shtetit, Pietro Parolin vizitoi sot sërish Papën.
Sipas Vatikanit, të dy diskutuan për lumturimet dhe kanonizimet.
Françesku u shtrua në spitalin ”Gemelli” të Romës me një infeksion të frymëmarrjes dhe më vonë u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë.
Në 12 ditë, qëndrimi shënon më të gjatë në spital dhe deri më tani nuk ka një datë të caktuar për lirimin e tij.
Të dielën, një deklaratë tha se ai kishte zhvilluar gjithashtu një insuficiencë të lehtë të veshkave, megjithëse Vatikani tha se kjo nuk është arsye për shqetësim.
Zhvillimi pasoi një krizë akute të frymëmarrjes të shtunën, gjatë së cilës atij iu dha oksigjen.
Mijëra besimtarë nga e gjithë bota morën pjesë dje në një lutje me rruzare për shërimin e Papës.
”Për 2 000 vjet populli i krishterë është lutur për Papën, kur ai ishte në rrezik apo i sëmurë”, tha Parolin gjatë lutjes.
Si sekretar i shtetit, Parolin është përgjegjës për diplomacinë e Vatikanit.
Emri i tij gjithashtu përmendet vazhdimisht kur bëhet fjalë për pasardhësin e Françeskut.
Argjentinasi, i cili është Papa i dytë më i moshuar në histori, ka udhëhequr Kishën Katolike që nga marsi i vitit 2013.
Paraardhësi i tij, Benedikti XVI, papritur dha dorëheqjen dhe jetoi një jetë të izoluar në Vatikan deri në vdekjen e tij në fund të vitit 2022./ atsh/ KultPlus.com