Papa kritikon kandidatët amerikan për president: Mosmikpritja e emigrantëve mëkat, aborti vrasje

14 Shtator, 2024 - 5:39 pm

Papa Françesku i ka kritikuar të dy kandidatët amerikanë për president, pa i përmendur me emra. “Mosmikpritja e emigrantëve është mëkat ndërsa abortin e ka krahasuar me vrasje”. Amerikanët le të votojnë për të keqen më të vogël, është shprehur kreu i Vatikanit në fund të vizitës 12-ditore që u bëri vendeve të Azisë juglindore.

Papa Françesku ka përfunduar vizitën e tij 12 ditore në rajonin e Azisë dhe Paqësorit ku ka vizituar disa vende. Në fjalimin e tij para gazetarëve pak para nisjes, ka folur edhe për zgjedhjet në SHBA dhe kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por pa i përmendur emrat e tyre.

Papa ka kritikuar të dy kandidatët për politikat e migracionit dhe abortin. Njëri nuk i dëshiron emigrantët e tjetri i vret fëmijët. Të dy janë kundër jetës, ka thënë Papa.

Mosmirëpritja e emigrantëve, duke iu referuar kandidatit republikan Donald Trump, është mëkat i madh, ndërsa qëndrimin e kandidates demokrate Kamala Harris për abortin e ka krahasuar me “vrasje”.

Kreu i Vatikanit ka kërkuar nga amerikanët që të dalin në zgjedhje. Të mos dalësh në votime nuk është mirë. Duhet të votosh, ka thënë ai. Papa ka këshilluar votuesit amerikan që të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Papa shpesh e ka kritikuar abortin, që në mësimet katolike është i ndaluar.

Të ngjajshme