7 Janar, 2024 - 6:31 pm
Xhorxh Uashington (22 shkurt 1732- 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara.
Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.
I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.
Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane.
Në vitin 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellwuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.
Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan./KultPlus.com