Parada e Ditës së Falënderimeve shoqërohet me viktima

22 Nëntor, 2021 - 2:40 pm

Të paktën pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me personat gjatë një parade në shtetin amerikan të Uiskonsinit, deklaroi policia, sipas BBC.

Pamjet tregojnë një SUV të kuq duke kaluar nëpër një paradë të Krishtlindjeve në qytetin  Uaukesha, në perëndim të Miluokit, rreth orës 16:40.

Shefi i policisë, Dan Thompson theksoi se ”mjeti goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë”.

”Incidenti nuk duket për momentin të jetë një akt terrorizmi”, theksoi një zyrtar i prokurorisë.

Një banor, i quajtur Angelito Tenorio, i tha gazetës ”Milwaukee Journal Sentinel” se, sapo kishte mbaruar marshim, një makinë SUV rriti shpejtësinë përgjatë rrugës ku po zhvillohej  parada.

”Më pas dëgjuam një zhurmë të fortë dhe vetëm ulërima dhe britma shurdhuese nga njerëzit që u goditën nga automjeti”, theksoi  ai.

Parada në Uaukesha, një komunitet me rreth 72 000 banorë, mbahet çdo vit, të dielën para Ditës së Falënderimeve./KultPlus.com

Të ngjajshme