18 Janar, 2024 - 9:39 am
“Hora Vertikale”, e projektuar nga kompania “OODA Architects” me qendër në Porto, qyteti i dytë më i madh në Portugali pas Lisbos, është një ndërtim i ri rezidencial në Tiranë, sipas një artikulli të botuar në revistën amerikane të arkitekturës dhe dizajnit “Parametric Architecture” (PA).
Projekti përmban ndërtesa të organizuara në një vendbanim vertikal, të frymëzuara nga fjala e lashtë shqipe për fshatin, “Hora”.
Projekti përfshin gjithashtu një park të gjallë dhe pajisje të ndryshme për banorët dhe vizitorët.
“Hora Vertikale” e vendosur në një qytet të madh, synon të krijojë një lidhje të fortë me komunitetin lokal përreth.
Ndërtuesit i kanë dhënë rëndësinë e duhur qëndrueshmërisë duke përdorur materiale me burim lokal nga Shqipëria për të minimizuar gjurmët e karbonit të projektit dhe për të mbështetur ekonominë lokale.
Dizajni i kullave ndërthur elementet urbane dhe rurale dhe pritet të bëhet një pikë referimi ikonë, duke i shtuar një vlerë prezencës vizuale mbresëlënëse dhe ambientit lokal të zonës.
“Hora Vertikale” paraqet lartësi dhe perspektiva të dallueshme nga pamje të ndryshme rreth qytetit, me ndërveprim lozonjar nga afër.
Kompozimet tërhiqen nga rruga kryesore drejt parkut në pjesën e pasme, duke krijuar tranzicionin më të përshtatshëm përsa i përket shkallës.
Projekti synon të ofrojë një interpretim specifik të veçorive të Tiranës, duke paraqitur një skicë të veçantë, por thelbësore dhe autentike.
I gjithë projekti është zhvilluar duke përdorur shtatë lloje të ndryshme kubesh, secili prej shtatë katesh, një lartësi mesatare karakteristike për shumicën e ndërtesave në Tiranë.
Çdo kub mishëron një koncept unik në lidhje me artin dhe është gjithashtu i frymëzuar nga gjuha vendase.
Faza fillestare e ndërtimit përbëhet nga 13 kube, secili me përmasa 22,5 m me 22,5 m në tre lartësi të ndryshme, gjë që i jep përbërjes një profil fluid dhe dinamik./atsh / KultPlus.com
https://parametric-architecture.com/oodas-hora-vertikale-a-new-vertical-neighborhood-in-tirana/