Paris Hilton flet për abuzimin e tmerrshëm që ka përjetuar në adoleshencë (VIDEO)

12 Tetor, 2022 - 11:51 am

Në dokumentarin e saj të ri, “This Is Paris” sipërmarrësja dhe ylli i realitetit zbulon për herë të parë abuzimin e tmerrshëm.

Paris Hilton ka rrëfyer një sekret të dhimbshëm, të cilin e ka mbajtur privat për më shumë se dy dekad

Në dokumentarin e saj të ri, “This Is Paris”, premiera e të cilit ishte më 14 shtator në kanalin e Hilton në YouTube, sipërmarrësja dhe ylli i realitetit zbulon për herë të parë abuzimin e tmerrshëm gjatë adoleshencës, ndërsa ishte në një shkollë me konvikt në Utah.

“Unë e varrosa të vërtetën time për kaq shumë kohë”, ka thënë Hilton, e cila tashmë është 39 vjeç.

Në një intervistë për “People”, ajo ka folur për dhimbjen mendore, emocionale dhe fizike, që pësoi.

“Por unë jam krenare për gruan e fortë që jam bërë. Njerëzit mund të supozojnë se gjithçka në jetën time më erdhi lehtë, por unë dua t’i tregoj botës se kush jam në të vërtetë.“, ka thënë ajo.

Vite përpara se të bëhej një emër i njohur në “The Simple Life” në 2003, Hilton ishte një adoleshente që jetonte në hotelin e famshëm Ëaldorf Astoria të Nju Jorkut me prindërit e saj, Rick dhe Kathy Hilton, dhe vëllezërit e motrat më të vegjël: Nicky, Barron, dhe Conrad. /Liberale.al / KultPlus.com

Të ngjajshme