20 Qershor, 2021 - 8:45 pm
Në një qytet si Parisi ndodhen aktualisht 0,75 kamera sigurie për çdo kilometër katror (km²), ndërsa në Nju Jork është 0,5 dhe në Los Anxheles 0,1, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit.
”Miliona kamera të instaluara në të gjithë botën mund të luajnë një rol vendimtar në parandalimin e krimit por, kur kombinohen me teknologjitë e njohjes së fytyrës, ato gjithashtu mund të ulin ndjeshëm privatësinë e qytetarëve”, theksojnë autorët e studimit.
Studimi përdori imazhe nga ”Google Maps” dhe platforma të tjera të ngjashme, të cilat u analizuan nga inteligjenca artificiale për të evidentuar kamerat.
Studiuesit evidentuan 100 000 imazhe nga 10 qytete të SHBA dhe 6 nga pjesa tjetër e botës (Paris, Londër, Singapor, Seul, Tokio dhe Bangkok), duke identifikuar kështu dendësinë e kamerave.
Më i kontrolluari ishte Seuli, me 0,85 kamera për kilometër katror, i ndjekur nga Parisi.
Studimi bëri gjithashtu të mundur vlerësimin se cilat janë zonat me dendësinë më të lartë brenda qyteteve.
“Ne gjetëm një dendësi shumë më të lartë në zonat me shumë pakica etnike sesa në ato kryesisht heterogjene. Ne po përpiqemi të kuptojmë mekanizmin që qëndron pas kësaj prirjeje”, theksojnë autorët e studimit./ atsh/KultPlus.com