9 Janar, 2024 - 2:22 pm
Paris ka nderuar legjendën e muzikës, David Bowie duke i vënë emrin e tij një rruge, pikërisht në ditëlindjen e tij të 77-të, sipas news.sky.com.
Rruga ”David Bowie”, e njoftuar për herë të parë në 2020, u zbulua dhe përmban vitin e lindjes (1947) dhe vdekjen e tij.
Bowie vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në vitin 2016, disa ditë pas ditëlindjes së tij të 69-të, kur publikoi albumin e tij të 25-të, të quajtur ”Blackstar”.
Homazhi përkujton performancën e parë të Bowie në Paris në 1965 – e para e tij jashtë Mbretërisë së Bashkuar – dhe ndikimin e tij të qëndrueshëm në muzikë, zgjedhjet e modës, teatër dhe kulturën popullore.
Ndikimi i Bowie në muzikë, me hitet si ”Space Oddity” dhe ”Let’s Dance”, dhe në modë, tani do të mbetet përgjithmonë në peizazhin e qytetit të Parisit.
Albumi i tij ”Pin Ups” u regjistrua pranë kryeqytetit francez në 1973.
Rruga e re ndodhet midis dy ndërtesave moderne të zyrave, përfshirë selinë e ”Le Monde” dhe ”L’Obs”.
Klubi i fansave ”Bowie France”, i cili ka 9 500 ndjekës tha se emërtimi ishte “i merituar” për një “artist unik dhe të përjetshëm”.
Brixton, vendlindja e tij, nuk ka një rrugë me emrin e Bowie./ atsh / KultPlus.com