Parku Arkeologjik i Apolonisë, Margariti: Sistemohen hapësirat rreth monumenteve

4 Shkurt, 2023 - 11:15 pm

Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një destinacion i preferuar i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë vijojnë punimet për sistemimin e hapësirave rreth monumenteve.

Margariti publikoi në rrjetet sociale foto nga punimet, teksa shkroi se, “punonjësit e Parkut Arkeologjik të Apolonisë vijojnë çdo ditë punën për sistemimin e hapësirave rreth monumenteve, duke shfrytëzuar materialet origjinale dhe duke i bërë ato të aksesueshme dhe ftuese për vizitorët”.

Parku arkeologjik i Apolonisë, i shpallur monument kulture nga viti 1948, është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar./ KultPlus.com

Të ngjajshme