Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta apo “parajsa e shpendëve”

6 Dhjetor, 2020 - 5:28 pm

inistri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka publikuar këtë të dielë pamje nga Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë, apo siç shprehet ai “parajsa e shpendëve”.

“Në parajsën e shpendëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”,- pohon ministri Klosi.

Pelikani kaçurrel është një shpendët kryesor që rritet në këtë park, ai ka gjetur tashmë oazin e qetësisë në Parkun Kombëtar të Divjakës, Karavasta, duke u kthyer edhe në një emblemë të këtij parku dhe atraksioni kryesor për turistët e natyrës dhe vëzhgimit. Gjatë vitit 2020, u regjistruan 85 çifte pelikanësh kaçurrelë, shifra më e lartë e 40-viteve të fundit në vendin tonë.

Sipërfaqja e parkut është rreth 22,230.00 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Në këtë park, takohen një sërë habitatesh si: delta lumenjesh, laguna, duna ranore, bimësi psamofite, halofite, dhe hygrofite, pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllënjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa).  Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme