5 Korrik, 2022 - 3:30 pm
Parlamenti Evropian ka miratuar ligje historike që do të përmirësojnë mbrojtjen e konsumatorëve në internet dhe mbikëqyrjen e platformave online.
Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) kaloi të martën me 539 vota pro, 54 vota kundër dhe 30 abstenime. Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) u miratua me 588 pro, 11 vota kundër dhe 31 abstenime.
Komisioneri i tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton, vlerësoi legjislaturën e BE-së, duke e përshëndetur votimin si “historik”.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thwnw se komisioni “do të jetë rregullatori dixhital për platformat më të mëdha”.
DSA përfaqëson ndryshimin më të madh në ligjin e BE-së në këtë fushë në rreth 20 vjet dhe përcakton përgjegjësitë e kompanive të teknologjisë dhe internetit.
Do të thotë që kompanitë duhet të moderojnë platformat e tyre për përmbajtje të dëmshme si dezinformimi për COVID-19 dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave si pandemia. /Express / KultPlus.com