Parlamenti i Kanadasë kaloi në shqyrtim ligjin për shpalljen e nëntorit si “Albanian Heritage Month”

3 Nëntor, 2023 - 8:34 pm

Parlamenti i Kanadasë pranoi dje për shqyrtim projekt-ligjin C-361 për shpalljen e nëntorit si “Albanian Heritage Month” në të gjithë Kanadanë, shkruan KultPlus.

Ky do të jetë një gjest për të njohur dhe festuar arritjet dhe kontributin që shqiptarët japin në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.

Propozimi erdhi nga deputeti liberal Yvan Baker (Etobicoke Centre) me mbështetjen e deputetes liberale (Toronto-Danforth) Julie Dabrusin pas një lobimi disa vjeçar nga Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos.

Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund të njihet si i vlefshëm edhe nga Guvernatori. Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, i cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016. /KultPlus.com

Të ngjajshme