6 Gusht, 2020 - 11:00 pm
Zhang Yuhan, një burrë 53 vjeçar nga Kina ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy fëmijëve në vitin 1993, por ai asnjëherë nuk e kishte pranuar krimin duke apeluar disa herë radhazi vendimin e Gjykatës.
Pas një beteje shumë të gjatë për ta dëshmuar pafajësinë e tij, ai ka arritur që përfundimisht të mërkurën të shpallet i pafajshëm nga Gjykata kineze, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Pas lirimit të tij Zhang Yuhan tha se vendimi i pa drejt i Gjykatës i ka marr atij vitet me të bukura të jetës por që shpreson se tani do të mund të kompensojë vitet e humbura dhe të kujdeset për nënën e tij.
Ky vendim po cilësohet si gabimi me i madh në historinë e gjyqësorit kinez.