28 Korrik, 2021 - 9:00 pm
Me ndërtimin e segmentit të 165 të kontruksionit të çeliktë, ura e Peleshkit në Kroaci, sot do të lidhet zyrtarisht Komarna me Brijesten, që nënkupton lidhjen e shumëpritur të territorit të Republikës së Kroacisë rrugës tokësore.
“Ura e Peleshkut është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm që aktualisht po e realizojmë në Kroaci, e ajo çfarë më së shumti na gëzon se e kemi realizuar në kohë dhe me sukses. Me këtë vendi ynë po lidhet dhe mund të themi që qeveria ka realizuar ëndrrën e kamotshme”, ka deklaruar ministri i Turizmit, Oleg Butkoviq.
Bëhet fjalë për projektin më të rëndësishëm gjeostrategjik në Kroaci, projekt i interesit nacional me të cilin i është dhënë fund “ndarjes” dhe tani përmes rrugëve tokësore do të kalohet në të gjitha anët.
E për të realizuar këtë ëndërr të kamotshme janë nevojitur të kalojnë 300 vite, që kur ky vend ka shfrytëzuar vetëm trafikun ujor për të kaluar në pjesët tjera të Kroacisë.
Kostoja e ndërtimi të projektit vlerësohet se kap shumën e 420 milionë eurove, dhe përfshin ndërtimin e urës dhe autostradës afër saj. / Gazeta Express / KultPlus.com