8 Prill, 2021 - 2:00 pm
Ronnie Long ka qëndruar në burg në Karolinën e Jugut për 44 vjet për një krim të cilin nuk e ka kryer dhe tani planifikon të përballet me një ligj, për të cilën thotë se ia detyron atij vetëm 750,000 dollarë.
Long i cili është zezak, ishte akuzuar për përdhunimin e një gruaje të bardhë më 1976. Një juri me të gjithë anëtarët e racës së bardhë e shpallën fajtor për përdhunim dhe vjedhje dhe e dënuan me burgim të përjetshëm.
Pasi e vërtetoi pafajësinë e tij, ai u lirua me falje nga një guvernator në dhjetor 2020, pasi gjykatat gjetën se Long ishte dënuar gabimisht.
Për pafajësinë e tij dhe dënimin e gabuar, ligji i shtetit i kërkoi Longut i cili tash është 65-vjeç, të paguhej për kohën të cilën e kishte kaluar në burg – 50,000 dollarë në vit. Megjithatë, shuma është llogaritur në vetëm 750,000 dollarë, fikse.
“Derisa jemi mirënjohës që Long mori 750,000 dollarë si kompensim, shuma është e pamjaftueshme për ta kompensuar atë pasi i hoqën më shumë se 44 vjet të lirisë së tij”, i ka thënë CNN-it avokati Jamie Lau.
Long ka thënë se do të përballet me ligjin dhe shpreson të marrë atë që meriton nga një shtet që ai beson se qëllimisht e futi në burg. / KultPlus.com