24 Shkurt, 2025 - 9:00 pm
Në Portin e Durrësit ndalesat e jahteve turistike vijojnë edhe përgjatë muajve të dimrit.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se një tjetër jaht, projekt i prestigjiozit “Lurssen”, i rinovuar muajt e fundit, ka mbërritur sot në Portin e Durrësit pas ndalesës në brigjet franceze të La Ciotat në Francë.
Superjahti “ATLAS” ka një gjatësi prej 74 metrash dhe një zhytje deri në 6,75 metra.
Ky jaht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka një GT prej 1.906 tonësh dhe mund të akomodojë deri në 12 pasagjerë.
Numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm vitet e fundit ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre. Sipas APD-së kjo tregon se Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar./atsh/ KultPlus.com