14 Korrik, 2021 - 3:30 pm
Këtë të premte, më 16 korrik 2021, Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestë para Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Lipjan, për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të së miturës 13-vjeçare nga Janjeva, rasti i së cilës u bë publik nga mediat në ditët e fundit.
Protesta para QPS-së vie si përgjigje ndaj neglizhimit që ky institucion i ka bërë rastit, pasiqe ka qenë e informuar, mirëpo nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ashtu siç parashihet me ligj, për të parandaluar abuzimin zinxhiror që i është bërë së miturës.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë vazhdon të mbetet ndër shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, mirëpo megjithatë është ndër krimet më pak të ndëshkueshmë në vend.Të acaruara nga kjo situatë, këtë të premte, mblidhemi për të ngritur zërin ndaj dhunimit sistematik që gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë përjetojnë çdo ditë, si dhe kundër neglizhencës institucionale që i bëhet kësaj dhune.
Kërkesat kryesore të kësaj proteste janë:Të shkarkohet menaxheri/ja i/e rastit, i/e cili ka qenë i/e informuar për faktin që e mitura ishte e pastrehë;Të merren të gjitha masat e nevojshme për të rehabilituar fizikisht, psikologjikisht e emocionalisht të miturën viktimë të këtij rsati, si dhe integrimin social të saj;Të rritet monitorimi në nivel komunal ndaj Qendrave për Punë Sociale (QPS), dhe të theksohet roli i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale në këtë aspekt- ashtu siç është e paraparë me Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare;Të bëhet trajnimi dhe certifikimi i vazhdueshëm i punonjësve të QPS-së, duke u fokusuar në dhunën me baza gjinore, dhe nje qasje te përmirësuar ndaj viktimave, duke shmangur çdo lloj te ri-traumatizimit;Të zbatohen sanksione dhe masa diciplinore ndaj QPS-ve dhe punëtorëve socialë të cilët nuk veprojnë konform Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare apo Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (SKMDHF);Të trajnohen dhe të edukohen punëtorët socialë, për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe përgjegjësitë e tyre në raport me këtë ligj, duke përfshirë këtu zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna;Policia e Kosovës dhe Prokuroria, si dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të drejtësisë të sigurojnë ndëshkimin e të gjithë abuzuesve të përfshirë në dhunimin e së miturës.**Rrjeti i Grave të Kosovës siguron transportin Prishtinë-Lipjan dhe anasjelltas, luten të gjithë të interesuarit që të na shkruajnë në faqen tonë të Facebookut ose përmes emailit në; [email protected].
*Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Nisja bëhet në ora 11:00, para parkingut përballë RTV 21, PrishtinëProtesta në Lipjan fillon në ora 12:00, para Qendrës për Punë Sociale./ KultPlus.com