30 Korrik, 2019 - 3:30 pm
Pak muaj më parë pas përfundimit të serialit “Game of Thrones” një ndër aktorët protagonist të këtij seriali, Kit Harington pati probleme me ankthin dhe me varësinë ndaj alkoolit.
Për disa muaj aktori i njohur për rolin “Jon Snow” qëndroi për muaj më radhë në një qendër rehabilitimi.
Duket se tashmë Kit e ka marrë veten plotësisht. Ai është fotografuar në Londër duke ngrënë drekë me një mikun e tij, ndërkohë si pije gjatë drekës kishte vetëm ujin.
Ai është fotografuar në formë dhe mjaft, i qetë, i qeshur duke biseduar me mikun e tij. /KultPlus.com