22 Mars, 2021 - 8:04 pm
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit, e cila do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan KultPlus.
E pas kësaj fitoreje ka reaguar edhe boksieri Luan Krasniqi i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se beson se sportistëve kosovarë do tu ofrohen kushte më të mira, dhe do të mund t’i prezantojnë talentet e tyre nën flamurin e Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
I nedruar zoti Kryeminister Albin Kurti,
me lejoni qe me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeminister i Kosoves t’ju shpreh pergezimet e mia me te sinqerta Ju dhe Partise se ciles Ju i takoni.
Besimi qe u ka dhene Kosova dhe Diaspora e mbare botes per te udhehequr nje post kaq te rendishem ne nje moment kaq jetik per Kosoven deshmon per aftesite dhe kualitetet e Juaja.
Shpresoj se angazhimi i Juaj ne drejtim te permiresimit te jetes se qytetarve te Kosoves do te jete permanent.
Si sportist, kam besimin qe angazhimi i Juaj do te jete qe sportisteve kosovar tu ofrohen kushte me te mira, dhe perfundimisht talentet kosovar te kene mundsi qe vlerat e tyre t’i prezentojne nen flamurin e Kosoves.
Sinqerisht
Luan Krasniqi./ KultPlus.com