16 Nëntor, 2020 - 1:16 pm
Përmes një instalacioni të vendosur para Qeverisë së Kosovës e të quajtur “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike”, Arianit Beqiri ka kritikuar pakon e rimëkëmbjes.
Sipas tij, në kohën kur populli po mbyllet, bashkë me të po mbyllen edhe shumë biznese. Nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodhë sepse Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim. Sot, vendosa ta bëjë këtë aktivitet duke e vendosur një kosë të arit në një paketë të vogël. Paketë e vogël sepse aq është Pakoja e Rimëkëmbjes, e kosa e arit sepse më shumë po flitet për të sesa që është punuar që ajo të jetë e duhura.
Pos, pas përfundimit të shfaqjes së kësaj vepre artistike ai është ftuar që të paraqitet në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.
Sipas Beqirit, prokurori ka kërkuar gjithashtu që të ngritët aktakuzë ndaj tij, me pretendimin për kërcënim.
“Ndonëse u prit që të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngritët aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim. Në Polici deklarova se ky instalacion nuk ka për qëllim kërcënimin ndaj askujt. Vepra në vetvete ka karakter artistiko-politik dhe është kritikë për Pakon e dobët e të varfër të Rimëkëmbjes Ekonomike. Pra, nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodhë sepse Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim”, ka shkruar Beqiri.
Ai tutje ka shpjeguar se me ftesën e Prokurorisë së Shtetit do të paraqitet për të deklaruar rreth kësaj vepre.
“Ashtu siç i pyeta zyrtarët policorë se si e parasheh procedura për vepër penale një vepër artistike bashkëkohore, jam kurioz ta dëgjoj edhe prokurorinë se çfarë përgjigje ka”, thotë Beqiri. / KultPlus.com