15 Prill, 2021 - 9:00 pm
Pas 1 viti mungesë, Met Gala do të rikthehet në 2022-in! Ditën e hënë (12 prill) Vogue njoftoi për planet e Instituti i Kostumeve të Artit sipas të cilit nuk ka do të mbahen 1, por dy shfaqje të mëdha.
Revista prestigjioze konfirmoi gjithashtu që eventi është planifikuar për në 2022-in dhe shfaqja do të mbahet të hënën e parë të majit të vitit të ardhshëm.
Tema e Met Gala 2022 nuk është bërë ende publike, por ka zëra që thonë se ekspozita e parë që do të hapet në 18 shtator do t’i përmbahet temës: “In America: A Lexicon of Fashion”, e ndërsa e dyta, që do të shfaqet në 5 maj 2022 do të bazohet në temën: “In America: An Anthology of Fashion”, transmeton KultPlus.
“Pandemia vuri një theks shumë të rëndësishëm mbi kreativitetin dhe mbi lëvizjet për të drejtat sociale.- u shpreh Andrew Bolton, kuratori përgjegjës mbi temat në Institutin e Kostumeve të Artit. Jam i impresionuar nga dizajnerat amerikanë, nga përgjigjet që kanë dhënë për klimën sociale dhe politike në vend, mënyrën sesi i kanë trajtuar gjithçka që përfshin trupin, seksualitetin, gjininë,etj. Mendoj se moda amerikane po shkon drejt epokës së rilindjes.”
Vitin e shkuar, Met Gala u anulua për shkak të pandemisë globale, megjithatë kjo nuk e pengoi Vogue që të risillte një tjetër formë të Met Gala, këtë herë me protagonistë njerëzit e thjeshtë, të cilët arritën të bëheshin pjesë përmes sfidës të krijuar në rrjete sociale. / KultPlus.com