8 Shkurt, 2023 - 10:19 pm
Ekipet e FSK-së në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënohet edhe nënën e fëmijës dyvjeçar që e shpëtuan pak orë më parë.
FSK ka konfirmuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses.
Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.
FSK ka shprehur vendosmëri që ta vazhdojë operacionin e kërkim-shpëtimit deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat.
“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund. / KultPlus.com