Pavarësisht kritikave, Princi Harry merr çmimin “Pat Tillman”

12 Korrik, 2024 - 8:30 pm

Princi Harry mori çmimin ‘Pat Tillman’ për përfshirjen e tij në Lojërat Invictus, pavarësisht se nëna e Tillman Mary kundërshtoi. “Invictus Games” mbështet ushtarët dhe veteranët e plagosur dhe të sëmurë që “vuajtën mendërisht dhe fizikisht” në beteja, dhe çmimi jepet në ndarjen e ccmimeve vjetore të ESPN, raporton Sky News.

Mary Tillman kritikoi Princin Harry për marrjen e çmimit, duke theksuar se ka nga ata që kanë nevojë për çmimin shumë më tepër. ESPN tha më parë se princi po nderohej për punën e tij “të palodhur” për komunitetin e veteranëve përmes sportit.

Çmimi mban emrin e ish-futbollistit amerikan Pat Tillman, i cili la karrierën e tij sportive për t’u bashkuar me ushtrinë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe përfundimisht vdiq në Afganistan në 2004. “Invictus Games” u themelua nga Princi Harry në vitin 2014 për të inkurajuar rehabilitimin dhe rimëkëmbjen e veteranëve ushtarakë përmes sportit dhe konkurrencës, dhe lojërat e para u mbajtën në Londër në vitin e themelimit të saj./KultPlus.com

Të ngjajshme