1 Gusht, 2024 - 5:20 pm
Pehlivanët nga Besim Sahatçiu me një kolonë zanore të re nga Ansambli Eksperimental i Kino Lumbardhit nën drejtimin e Ilir Bajrit.
Për të tretën herë Ansambli Eksperimental i Lumbardhi së bashku me kompozitorin dhe drejtuesin e Ansamblit, do të krijojnë dhe formulojnë një kolonë zanore të re për një tjetër dokumentar të Besim Sahatçiut të titulluar “Pehlivanët”.
Duke nisur me kolonën zanore të “Prizreni, qyteti i bukurive dhe burimeve” dhe “117”, kjo e fundit pati dhe një interpretim të drejtpërdrejtë nga Ansambli Eksperimental i Lumbardhit vitin e kaluar gjatë edicionit të XXII të Dokufest, këtë vit, dokumentari “Pehlivanët” do ta ketë një riformulim muzikor.
Dokumentari është punuar nga Besim Sahatçiu në vitin 1975 dhe mes tij tregohen traditat dhe sfidat e garave të mundjes të zhvilluara në Opojë dhe Gorë.
Më datë 30 korrik, Ansambli Eksperiemental i Lumbardhit ka nisur procesin krijues, me plot instrumentistë të rinj, për të risjellë muzikalisht këtë dokumentar e që gjithashtu do të ketë interpretim e vet, më 6 gusht prej orës 20:00 në skenën e jashtme të Kino Lumbardhit.
Kjo shfaqje është pjesë e programeve speciale gjatë edicionit të XXIII të festivalit të filmit dokumentar “Dokufest”./KultPlus.com