Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, më pak besimtarë

13 Qershor, 2020 - 5:00 pm

Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit është vizituar nga mijëra qytetarë për të kremtuar festën e këtij shenjti që përkon me datat 12 dhe 13 qershor.

Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 vihet re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë.

Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika. Po ashtu, pranë ambienteve të kishës ka dhe prezencë të bluzave të bardha dhe autoambulancave. /KultPlus.com

Të ngjajshme