19 Maj, 2021 - 1:06 pm
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka bërë thirrje për një bojkotim diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të parapara të mbahen në Pekin vitin e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve për abuzim të drejtave të njeriut, raporton BBC.
Ndërsa sportistët prapë do të merrnin pjesë, Pelosi ka bërë thirrje që krerët e shteteve të mos marrin pjesë.
Pelosi ka thënë se SHBA-ja nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë asgjë të gabuar që Lojërat Olimpike të mbahen në Kinë.
Ajo është politikanja e radhës në SHBA që ka bërë thirrje për bojkot për shkak të trajtimit të ujgurëve muslimanë.
Kina besohet se ka arrestuar më tepër se një milion ujgurë dhe muslimanë tjerë në Xinjiang. / KultPlus.com