9 Shkurt, 2021 - 11:48 pm
Japonia është një nga destinacionet më të bukura në botë. Është një ndërthurje e kulturës, natyrës, historisë, monumenteve dhe traditës.
Besojmë se të gjithë mund të gjejnë diçka që ju pëlqen kur janë në Japoni, qoftë ky ushqimi, lulet, tempujt apo arti.
Megjithatë, a mund ta imagjinoni ndjenjën ndërsa qëndroni nën një pemë të paktën 144-vjeçare? Duke shikuar lart, lulet e kësaj peme duken si shtiza shumëngjyrësh që rrëshqasin nëpër qiell!
Pema në parkun e luleve Ashikaga në Tochigi, Japoni, shpesh quhet “më e bukura në botë”.
Pas rreth 150 vitesh, vazhdon të lulëzojë çdo vit nga mesi i prillit deri në mes të majit, duke e bërë vendin të duket si një copë parajsë.
Lulet magjepsëse rozë dhe vjollcë varen nga pemët e vreshtave të plakura dhe butësisht tunden mbi kokat e turistëve.
Degët e saj janë varur për shkak të moshës dhe numrit të luleve, kështu që i ngjan një ombrellë masive!
Nuk është çudi që ka qenë një vend i pëlqyer nga shumë fotograf të peizazhit! Çdo vit, parku organizon një ngjarje të madhe në mes të prillit për të festuar ardhjen e sezonit të saj, e cila shpesh vizitohet nga miliona turistë. / KultPlus.com