7 Dhjetor, 2024 - 12:01 am
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemrat e qytetarëve.
Pema dekorohet rreth datës 6 dhjetor, pasi lidhet me të kremten e Shën Nikollës.
Fillesat e saj si traditë e krishterë lidhen me Shën Bonifacin në Gjermani gjatë shekullit VIII.
Origjina e saj është pagane, por megjithatë kisha, ashtu si shumë simbole të tjera i adoptoi dhe u dha një kuptim të veçantë.
Ajo çfarë Pema e Krishtlindjes simbolizon është Pema e Jetës.
Vertikaliteti simbolik i bredhit u theksua së shumti nga të krishterët.
Kjo pemë, që vazhdimisht tregon për nga qiejtë, ishte një përkujtues që të kërkoheshin së pari thesaret qiellore se sa ato tokësore.
Ishte një simbol i shenjtëve, vetëmohimit edhe durimit të tyre.
Si një simbol i goditur i krishterë, bredhi luajti gjithashtu rolin e simbolit komunikues edhe ndërmjetësuesit midis qiellit edhe tokës, pasi rrënjët i kishte në tokë, ndërsa degët çanin qiellin./cna/KultPlus.com