19 Mars, 2021 - 3:26 pm
Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare, vdiq Sazana Çapriqi.
Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.
Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës.
PEN Qendra e Kosovës me këtë rast ngushëllon familjen Çapriqi dhe merr pjesë në pikëlliminin e saj.
Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës./ KultPlus.com