PEN Qendra e Kosovës sonte debaton rreth Botimit dhe vlerësimit të letërsisë sot

25 Janar, 2022 - 9:39 am

Sot, e martë, 25 janar 2022, në orën 17:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.  

Në këtë kuadër sonte shqyrtohet tema Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot. Për këtë temë referojnë Sali Bashota dhe Binak Kelmendi. Moderator i panelit është Ibrahim Berisha.     

Ftoheni të merrin pjesë.  

Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme