1 Shkurt, 2022 - 9:50 am
Sonte, 1 shkurt 2022, në ambientet e KultPlus Caffee Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.
Temë shqyrtimi sonte do të jetë Krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë.
Për këtë temë do të flasin Nerimane Kamberi dhe Haqif Mulliqi.
Debatin do ta udhëheqë Sali Bashota.
Ftoheni të merrni pjesë. Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com