Për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Zvicër-Shqipëri, kalendar i përbashkët kulturor

19 Shtator, 2019 - 4:00 pm

Kultura është pasaporta më e mirë për t’u prezantuar vendeve të tjera vlerat historike dhe kulturore të vendit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti zhvilloi sot një takim me ambasadorin zviceran Adrian Maitre ku në fokus ishte krijimi i një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve.

“Me ambasadorin zviceran Adrian Maitre, me të cilin diskutuam për krijimin e një kalendari të përbashkët kulturor për të kremtuar në 2020, 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Zvicrës dhe Shqipërisë”, tha ministrja e Kulturës Margariti.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua dhe për projekte të përbashkëta në fushën e dixhitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit.

“Disktuam dhe mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve për projekte në fushën e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit si dhe bashkëpunimin me profesorë zviceran të Arkeologjisë mbi realizimin e projekteve të ndryshme studimore për t’u realizuar në Shqipëri”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme