31 Tetor, 2020 - 10:05 pm
Për festën e Halloween janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.
“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160444788377166
Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.
Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com