8 Maj, 2021 - 10:26 am
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar se sapo kanë kaluar 24 orët e pata pa asnjë të sëmurë ne Covid-19, shkruan KultPlus.
”LAJM I BUKUR
Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar Rama.
Shqipëria është ndër vendet e Evropës që procesin e vaksinimit e ka zhvilluar shumë shpejt dhe deri më tani është bërë e ditur se janë vaksinuar mbi 500.000 persona. / KultPlus.com