26 Janar, 2023 - 10:00 pm
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet, raporton televizioni publik.
Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “Bashkë ia dalim”.
Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në T7, RTK dhe Klan Kosova. / KultPlus.com