9 Prill, 2020 - 4:15 pm
Sivjet nuk do të mbahet manifestimi i përvitshëm në Koshare më 9 prill, për nderë të thyrjes së kufirit shqiparo-shqiptarë.
Kështu ka bërë të ditur ish Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.
Kjo për shkak të situatës emergjente të krijuar si pasojë e koronavirusit, pandemi kjo që po merr jetë njerëzish.
“Kjo është situata më serioze që nga përfundimi i luftës, prandaj apeloj te ju që t’i respektoni masat nga institucionet përgjegjëse të shtetit tonë për parandalimin dhe luftimin e kësaj
pandemie. Si rrjedhojë e kësaj situate, këtë vit nuk do të organizohen manifestimet “Ditët e Shqipes” në kujtim dhe nderim të Betejës së Koshares”.
“Heronjtë e Koshares këtë 9 prill do t’i nderojmë me respekt dhe pijetet nëpër shtëpite tona duke kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Ne, bashkëluftëtarët e tyre, do t’i kujtojmë ngjarjet e luftës dhe do t’ia urojmë njëri-tjetritfitoren nga shtëpitë tona”.
Ai theksoi se roli i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe i Betejës së Koshares ka qenë dhe mbetet çdoherë unifikues.