12 Tetor, 2019 - 8:25 pm
John Leland, gazetar investigativ i “New York Times”, në vitin 2015 vendosi të rrëfejë jetët e disa të moshuarve, në librin “Të zgjedhësh të jesh i lumtur” “Nëse do të jesh i lumtur, mëso të mendosh si një i moshuar”. Duke si një këshillë e çmendur, duke parë se të moshuarve në përgjithësi u shoqërizohen ndjenja të një natyre krejt tjetër: trishtim, dhimbje, sëmundje, vetmi, mërzi, humbje…
Do e besoni nëse do t’ju bjerë në dorë libri “Të zgjedhësh të jesh i lumtur” nga John Leland. Autori kaloi 12 muaj me gjashtë mbi 85-vjeçarë të vetmuar. Rezultati përmblidhet me një fjali të David Bowie: “Plakja është një proces i jashtëzakonshëm, virtyt nga i cili bëhesh njeriu që ishe i destinuar të bëheshe”
Gjashtë të moshuarit bëhen mjeshtër të jetës falë marrëdhënies së afërt me vdekjen dhe secili ka një leksion për të ndarë. Ai vit i jetuar mes klinikave, azileve, karrigeve me rrota, qendrave ambulatore e çudi të tjera, i ndryshoi rrënjësisht jetën dhe humorin autorit. Për të mirë, sigurisht. I solli edhe sukses, madje: 100 mijë kopje të shitura në dy muaj. Në themel të së gjithës qëndron pyetja: A ka vallë një prag përtej së cilit nuk ia vlen të jetohet?
Fredi, 87 –vjeçar, veteran lufte, qejfli, është i bindur se periudha më e lumtur e jetës së tij është “sot”. Helena është në një shtrat spitali: është 90-vjeç, ka mbetur vejushë pas 57 viteve martesë dhe për të parën herë ka rënë vërtet në dashuri, ndjenjë që i kthehet deri në çmenduri nga Houi, i cili lëviz me bastun.
Xhoni, i dëshpëruar prej vdekjes së shoqes së një jete, shpreson ta ndjekë më së shpejti. Ping, 89 -vjeçarja luan mahjong me mikeshat dhe shijon pleqërinë, me më pak strese se vitet e punës dhe asistenca e burrit. Ruthi, plaka kokëfortë, 91 vjeçare, rinis jetën në një shtëpi të re të moshuarish , në Bruklin. Jonasi, në fund, është 92 –vjeç dhe ka energjinë e tre tridhjetëvjeçarëve: nuk resht së punuari, së dali mbrëmjeve dhe së takuari shokët.
Këta të moshuar nuk i përkasin klishesë së pleqve të shkathët, përmes të cilëve na del frika nga plakja. Krejt në të kundërt. Janë njerëz normalë, për të cilët mosha e katërt nuk është tjetër veçse një fazë e jetës, si të tjerat.
Duke i takuar për një vit rresht, Leland ka përvetësuar urtësinë e të moçmëve, të humbur në këtë shoqërinë tonë, ku kërkohet sterilizimi i plakjes dhe vdekjes. Strategjitë e ndryshme të jetës së gjashtë protagonistëve të tij mblidhen praktikisht në një: kushtoja kohën dhe energjitë që të mbeten gjërave që mund të bësh ende dhe mos vajto atë që nuk mund të bësh dot.
Në një çast, Ping thotë: “Kur je e moshuar duhet të kërkosh të jesh e lumtur. Ndryshe plakesh edhe më shumë.” Përse të mos nisim ta bëjmë më herët, atëherë? Hapi i parë është të imagjinosh një jetë të bukur në moshën e shkuar.
Mendojeni veten si 90-vjeçarë të lumtur dhe vizualizoni hapat për të mbërritur deri aty. Duket se bën punë. Sepse, “të jesh i moshuar është gjëja fundit që do të bëjmë dhe mund të na mësojë të jetojmë më mirë, duke nisur nga tani. Gazetasi.al /KultPlus.com